Projekti për Shërbimet Mjedisore

MANUALI OPERACIONAL I GRANTEVE-MASA PËR KRIJIMIN DHE MBROJTJEN E PYJEVE

 

Projekti i Shërbimeve Mjedisore :

Planifikim dhe ofrim i granteve kokuruese për përmirësimin e menaxhimit të tokës.

Donatorët: Banka Botërore, Qeveria Suedeze.

Kosto totale: 4 Mil €.

Objektivi kryesor i projektit është rivendosja, ruajtja dhe përmirësimi i  ekosistemeve malore, përmirësimi i bujqësisë dhe pylltarisë si dhe mbështetja në zgjerimin dhe përmirësimin e burimeve pyjore, dhe parandalimin e zjarreve në pyje.

Masa e mbështetjes është “Shtimi dhe Mbrojtja e Pyjeve, Kullotave dhe Ekosistemeve kryesisht ne Zona të Larta Rurale”. AZHBR është agjencia implementuese e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit do të implementojnë këtë komponent nga aplikimi deri ne disbursim. Aplikantët potencialë për këtë komponent janë Shoqata të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave por edhe individë fermerë të cilët mund të jenë pronarë të siperfaqeve pyjore/kullosore apo ato individë përdorues të sipërfaqes pyjore/kullosore që zotërojnë një kontratë të ligjshme përdorimi me ish-komunën ose bashkinë.

Aplikantë potencialë mund të jenë edhe një pjesë e fermerëve të tokave bujqësore, pronat e të cilëve janë planifikuar për tu mbështetur me aktivitete specifike në kuadër të praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm të tokës. Këto aktivitete specifike janë planifikuar me hartimin e 30 planeve të menaxhimit të mikrobazeneve me mbështetjen financiare të Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore dhe Projektit të Përmirësimit të Administrimit të Burimeve Natyrore dhe i përkasin këtyre Njësive Administrative:

Zall Bastar (Tirane), Kala e Dodes, Melan, Sllove, Arras, Gjorice, Shupenze, Zerqan, Trebisht, F.Bulqize, Kurdari/Suc, Lis, Xiber, Derjan (qarku Diber), Kthelle, Blinisht, Kolsh, Kallmet, Zejmen (qarku Lezhe), Bashkia Krume, Shishtavec, Terthore, Bushtrice, Fierze Tropoje, Tropoje-fshat (qarku Kukes), Stravaj, Qender (LB), Hotolisht (qarku Elbasan), Trebinje, Udenisht, Velcan, Proptisht (qarku Korce), Aranitas (qarku Fier).

Për çdo informacion lidhur me përfitimin nga kjo skemë jeni të lutur të klikoni në Manualin Operacional të Granteve. Aty do të gjeni të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për përfitim.